• |
ide | kryesore

“Ishte luks për Shqipërinë” flet avokati i prokurorit që liroi trafikantin e drogës

Lajme, Të fundit



Pas vendimit që lë jashtë sistemit të drejtësisë, prokurorin e apelit, Gentian Trenova, ka folur avokati i tij. Saimir Lami tha se Trenova ishte një nga prokurorët më të përgatitur duke e quajtur atë “luks për Shqipërinë”.

“Është për të ardhur keq sepse Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëzit e tij më të përgatitur në sistem në këtë mënyrë” u shpreh avokati duke shtuar se vendimi do të ankimohej.

Avokati tha se klienti i tij “ishte paragjykuar që në seancën e kaluar kur nuk na u dha mundësia të shpreheshim. Është e padrejtë,që punonjës të sistemit të drejtësisë kanë punuar me ndershëri sot të trajtohen në këtë mënyrë”.

Megjithatë, Gentian Trenova nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për dyshimet që ranë mbi figurën e tij këto ditë.  Në seancën dëgjimore të KPK-së, deklaroi se prokurori Trenova kishte mbyllur hetimet për një trafikant droge të kapur nga policia greke. Sipas KPK, prokurori kishte kryer hetim te paplote, duke mos hetuar për verifikimin e këtij personi.

Të njëjtin vendim Trenova ka marrë pas hetimit ndaj një prokurori të kapur në korrupsion. Gjithashtu u tha se prokurori kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë.

Trenova e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe prej asaj kohe ushtroi funksionin në prokurorinë e Kurbinit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *