• |
ide | kryesore

Kampi i refugjatëve në Shqipëri, Mustafaj: Europa vendos pa pyetur Shqipërinë…

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek lajmet e mediave gjermane, që flasin për faktin se Shqipëria ka kapacitet për të pranuar 600 mijë refugjatë sirianë, duke iu referuar edhe deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, vjen edhe reagimi nga ish-ministri Besnik Mustafaj.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ publicisti Mustafaj parashtroi dy teza; ose Europa po vendos pa pyetur Shqipërinë, ose po mbahen negociata të fshehta me qeverinë.

“Jo vetëm këtu, pro dje dhe sot mediat gjermane dhe franceze, ‘Le Mond’ dhe ‘ZDF’, kanë folur për një punë të filluar tashmë. Për përgatitjet e qeverisë shqiptare për hapjen e kampeve. Ndërkaq, ne kemi një mohim nga ana e qeverisë për këtë projekt. Ose Europa po e merr përsipër këtë projekt pa pyetur qeverinë shqiptare, dhe kjo është e rëndë. Ose po bëhen negociata të fshehta, dhe kjo është shumë e rëndë. Pash një deklaratë të zv.ministrit të Brendshëm se kemi kapacitet për të marrë 600 mijë refugjatë. Kjo është e papranueshme. Shqipëria nuk ka kapacitete logjistike për këtë gjë. Unë besoj se është e palejueshme që të pranohet një gjë e tillë. Kjo tregon se Europa është më e dobët se kurrë. Në Itali erdhën ekstremistët, Merkel, po vihet poshtë nga anti-rrymat, në Austri është në qeveri ekstremi i djathtë. Ky debat duhet të vijë në ri mishërimin që është parlamenti. Opozita duhet të thotë fjalën e saj. Qeveria duhet të bëjë transparencë. Shtypi serioz gjerman dhe francez, do të thotë se nuk është në periferinë e vendimmarrësve por në qendër të tyre”,– tha Mustafaj.

Teksa komentoi qëndrimin e ministrit të Diasporës, i cili u shpreh kundër ngritjes së kampit të refugjatëve në Shqipëri, Mustafaj tha se do ishte e rëndë nëse Rama nuk do të kishte informuar për vendimin.

“Majko ka qenë kryeministri në një moment të vështirë të vendit, kur ishte lufta e Kosovës. Por nuk kemi një deklaratë të vet kryeministrit. Më e rënda do të ishte ose do të jetë nëse kryeministri bën premtime pa e ditur një ministër si Majko, ose qeveria. Nëse këto janë idetë e tij individuale, që kanë treguar se janë të papjekura”,- pohoi Mustafaj./BW/



6 Comments

  1. Po prandaj i duhen evropit kurve plake Rama-Xhafaj-Veliaj per ti bere punet e tyre pa problem…..nisen shqiptaret rrugeve te botes dhe po kerkojne te sjellin ish ISIS-et ne Shqiperi …..ky eshte PATRIM ETNIK I PASTER I SHQIPTAREVE…….. cohuni o shqiptare ku jeni se po ju shesin ne ankand per pese lek ju dhe pronat tuaja !

  2. po pse akoma nuk e dini o debila qe jeni akoma koloni, qe do behet ashtu si thote me i fuqishmi, ju dhe te dhjere dhe k…….perpjete.

  3. Më i fuqishmi është duke e honger nga të gjitha anët….debile zakonisht janë ato pa emer se më i fuqishmi i ka q* re nënën …. kështu ka thonë edhe Kimi…

  4. He more se ne ikim refugjate ne europe dhe amerike dhe tani eshte rredha e te tjereve te vine refugjate tek ne.Ne i treguam bythen europes dhe tani ata po na qi..e.Vakumin qe e krijuam vehte do ta plotesojne te tjeret,s’ka per te ngel bir kurve dhe bandit pa ardhur ketu,sepse e dine mire se c’fare rrace jemi.Turqit psh .refugjatet shqiptare nga kosova( qe Tito i perzuri) dhe cameris i coi ne kurdistan,ne zonen me te eger.Na erdhi rradha qe ti mirepresim dhe ti japim dhe shtetesine ,ashtu sic bejne europa dhe usa me shqiptaret qe duan jete refugjati.Jane nderruar portat.

  5. Sna ngelet gje tjeter vecse rrezimi me forcen e armeve e kesaj kaste. Vdekje Ps, Pd, Lsi!
    Rrofte rezistenca!

  6. Le te ndertojme kamp per shqiptaret qe kane braktisur vendi dhe Europa te paguaje per kete kamp. Tu japim shprese shqiptareve se autdheu do behet. PS, Pd Lsi te premtojne se do zhduken dhe do japin pasurite e vjedhura. Atehere do behet shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *