• |
ide | kryesore

Kim Kardashian: Takimi që më ndryshoi jetën

Paparazzi, Slider



Kanye West njihet tashmë si burri perfekt, derisa ka ndryshuar jetën e Kim ai mund të bëjë çdo gjë. Kim është njohur gjtihmonë si një prej femrave më seksi, por veshjet e saj ishin skandaloze deri në momentin kur në jetën e saj u shfaq Kanye. Në një intervistë për ‘BOF Summit’ ajo tregoi sesi Kanye zhduku me një lëvizje të gjithë garderobën e saj, madje duke i vënë në dukje se Kim vishej në mënyrë skandaloze. Ajo e konsideron këtë ngjarje si një nga më të rëndësishmet e jetës së saj, që i ka ndryshuar jetën.Gjithmonë kam pasur vetëbesim se vishesha bukur dhe kisha stil. Kjo ndodhi deri në momentin që takova bashkëshortin tim dhe më tha se kisha stil të tmerrshëm.”“Nga 250 palë këpucë, përfundova vetëm me dy palë. Nuk munda dot të përmbaja lotët. Ne u larguam nga shtëpia dhe gjatë kësaj kohe, garderoba ime u mbush me veshje të stilistëve më në zë në botë. Kishte veshje të markave si Lanvin apo Givenchy, që të them të drejtën, nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë. Por unë nuk u ofendova nga ky gjest i Kanye-s, ai po përpiqej të më mësonte”.

Por, mesa duket jo çdo gjë ka qenë e lehtë për të, këtë herë Kim na bëri të besojmë se vetëm me shumë punë mund të arrish çfarë do.

“Unë udhëtova drejt Parisit për t’u takuar me stilistët por në fillim, askush nuk më merrte seriozisht. Riçardo Tisci (Givenchy) ishte i pari që pranoi të më vishte. Më pas u miqësova me Olivier (Balmain), por asnjë nga veshjet që ai stilonte nuk më bënte. Ndaj ai nisi të stilonte veshje për format e mia trupore.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *