• |
ide | kryesore

Ndrenika: Jam për godinë të re, por jo të përdoret për qëllime biznesi. Veliaj: Asnjë milimetër nuk do merret

Lajme, Të fundit



Aktori Robert Ndrenika, në një intervistë dhënë sot për gazetën “Dita”, thotë se shqetësimi i tij nuk është fakti që do shembet Teatri Kombëtar dhe do të ndërtohet një i ri, por qe hapësira e teatrit qe i takon artisteve mund ti jepet dikujt qe do shfrytëzohet për qëllime biznesi.

“Kush do ta ndërtojë? Kjo është çështja. Ka shumë dyshime, nuk ka transparencën e nevojshme kur bëhet një ndërmarrje e tillë e madhe që ka edhe ndjeshmëri të lartë shoqërore, përtej komunitetit të artistëve…  Ajo që ne kundërshtojmë është dhënia e kësaj sipërfaqeje dikujt, një ndërtuesi privat le ta themi, dhe më këtë mendohet se është gjetur zgjidhja. Jo, kjo nuk është zgjidhja. Unë jam që të ndërtohet godina e re që t’i përkasë vetëm teatrit dhe artistëve dhe jo të përdoret për qëllime biznesi. Unë flas në emër të artistëve, të atyre që kanë shkuar dhe atyre që do të vijnë. Flas pra edhe në emër të atyre artistëve të mëdhenj që nuk jetojnë më por që kanë bërë historinë e këtij teatri, si Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Prokop Mima, Violeta Manushi e sa e sa të tjerëve që të më falni që nuk po i përmend dot të gjithë këtu. Kur dal të protestoj pikërisht ata artistë të mëdhenj kam në mendje. Ndaj dhe pyes veten para se t’u drejtohem të tjerëve: Si do të silleshin ata përpara një akti të tillë? Unë po bëj atë që mendoj se do të bënin edhe ata”, – thotë Ndrenika.

Pas kësaj interviste, ka reaguar kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili në Twitter shkruan se Ndrenika është pro ndërtimit të Teatrit të Ri dhe e cilëson këtë lajm te shkëlqyer.

“Lajm i shkëlqyer qe i madhi Robert Ndrenika është PRO Teatrit te Ri! Asnjë milimetër nuk merret e garancia për këtë është një negociate ku aktoret dhe arkitektet bëhen pjese me po këtë fryme bashkëpunimi qe shfaq kaq bujarisht miku ynë Ndrenika për Teatrin e Tiranën qe duam.” – shkruan Veliaj.

 



3 Comments

  1. Z.Ndrenika! Kujdes kur flet me keto arixheshka,ata as skuqen as nuk zverdhen,e kane per soj te ta lene dobicin e tyre ne preher.Ajo veper duhet rruajtur,ne s’kemi te tjera per te treguar historine e artit,historine tuaj ,prandaj teatri te zhvillohet diku tjeter,ka plot vende Tirana,por ketu eshte ngateruar puna se duhet vjedhur me firmen Fusha.

  2. Profesor Ndrenika, qe te krijosh nje ide te qarte, e di me kë ke te besh? Ne rolin tend me te madh, lypesi te “Mesonjetorja”, ke pasur nje vrases porosites qe te perdorte per te zhdukur shqipen dhe shqiptaret, dhespotin. Ti ishe i pafuqishem ne rol, po aq sa jeni edhe sot si trupe artistesh.
    Keshtu jeni edhe sot, por zgjidhja eshte nje dhe e vetme, si edhe ne rol – DHESPOTIT DY PLUMBA BALLIT!!!

  3. Puna do burra,
    gjsesi 2-3 burra jane e mjaftojne,
    Te shohim sa do jene rreth tyre, per nderin e sejcilit,
    Kerkesa eshte e qarte:
    1. Rikinstruksionin ta beje shteti (Jo PPP)
    2. Xero kulla ne zone.
    3. Maks Velo te zgjidhet eksperti referent
    4. E gabuar cdo darke teketek, Bllok te tere.
    E qarte qe s’ka vend per arsyetime, konsulta, dialogje kur perballe nuk ke Qeveritarin – sherbyes te devotshem po Mafiozin Kriminel te paskrupull,
    kaq e thjeshte eshte.
    5. Çdo protagonizem shterpe eshte I demshem.
    Profs. Ndrenika si PLAKU I Punes, lutem mbaj timonin por Jo Peshen, s’ke nevoje,
    Kuuuujdes!.
    Moçali eshte mjeshter per percarje, blerje-manipulim.
    Kuuuujdes!!!
    6.Fjalet e teperta jane fukarrallek!

    Ceshtja eshte me e MADHe se sejcili I Madh.
    Blloku po u kris cahet, I dashur…., J’u paça, Tirona.

    Pershendes komentuesit me lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *