• |
ide | kryesore

“Nuk ishte dhunuar”/ Familjarët e Enea Ftojit: Kërkojmë zhvarrosjen e trupit

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së kreut të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme, se vdekja e Enea Ftoit nuk ishte shkaktuar nga dhuna, familjarët e 27-vjeçarit kërkojnë zhvarrosjen e trupit për riekspertim.

Ata thonë se janë të bindur që babai i tre fëmijëve vdiq nga dhuna e policisë, dhe nëse kjo e vërtetë nuk zbardhet do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Nuk kemi dijeni për rezultatet e ekspertizës. Nga mediat mësuam që policia thotë se vdekja e Eneas ishte natyrore dhe nuk është ushtruar dhunë nga policia. Enea vdiq në Komisariat nga dhuna e policisë. E rrahën edhe kur e shoqëruan, edhe në ambientet e Komisariatit. Policia fshehu dhunën ndaj Enea Ftoit”, thanë prindërit e viktimës.

“Enea kishte shenja dhune në trup dhe fytyrë, dhe krahun e kishte të thyer. Kërkojmë zhvarrosjen e trupit dhe riekspertim. Jemi të bindur që vdiq nga dhuna e policisë. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do bëjmë vetëgjyqësi”, thanë prindërit.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Tre zyrtaret e ministrisë së Brendshme: Enea Ftoji nuk ishte dhunuar 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *