• |
ide | kryesore

Policia gjen gomonen e drogës në Fier, skafistët ishin zhdukur

Lajme, Të fundit



Një gomone rreth 12 metra e gjat me dy motorrë nga 300 kuaj fuqi secili është kapur mbrëmjen e së martës në plazhin e Darzezës në Fier.

Skafistët sapo kanë parë ardhjen e policisë e kanë braktisur menjëherë gomonen në breg të detit duke u fshehur në pyll.

Mendohet se gomonia do të përdorej për transportimin e lëndës narkotike, ndërkohë që policia vijon hetimet në terren .Nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj ngjarje.

Grupi hetimor po punon për kapjen dhe identifikimin e pronarëve të skafit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *