• |
ide | kryesore

Raporti/ Rritet pasuria e njerëzve më të pasur në botë

Planet



Miliarderët e botës vazhdojnë të pasurohen. Këtë fakt e zbuloi një hulumtim i bërë nga kompania konsulente e Capgemini në raportin e tij vjetor të pasurisë botërore.

Në vitin 2017 është rritur me 10 për qind, duke arritur në 70.2 trilionë dollarë. Viti i kaluar shënoi herën e parë që pasuria e njerëzve më të pasur në botë të ketë arritur në 70 trilionë dollarë, ndërkohë që ishte rritja e dytë më e madhe vjetore që nga viti 2011.

Në nivel global, në vitin 2017 botës i janë shtuar 1.6 milionë “individë me vlerë të lartë neto” (HNWI), të cilët përshkruhen si njerëz me asete mbi një milion dollarë, raporton Aandolu Agency.

“Individë me vlerë të lartë neto, vitin e kaluar për të dytin vit radhazi, shënuan 20 për qind profit nga investimet e tyre”, deklaroi presidenti i kompanisë Capgemini, Anirban Bose.

Kompania konsulente beson se në vitin 2025, pasuria e njerëzve më të pasur do të tejkalojë 100 trilionë dollarë.

Capgemini beson se rritja e tregjeve globale, është arsyeja kryesore që njerëzit më të pasur rritën pasuritë e tyre në mënyrë të shpejtë.

Mbi 61 për qind e personave HNëI jetojnë në SHBA, Japoni, Gjermani dhe Kinë. Nga milionerët e rinj gjatë vitit 2017, 62 për qind jetojnë në këto shtete.



1 Comment

  1. shpejt po vjen koha qe keto miliarder te mos japin impulse ne kontrollin dhe menaxhimi te gjithaneshem te jetes,njerzore baze interesit ,duke gezuar keta dhe shembur gjith njerzimi ,ne varferi,por ,do ti nenshtrohen te drejtes hakut sipas vleres meriten perme aftesise dhe vlerave duke i futur te gjith ne kufizimin e nevojes dhe reciprocitetit ne mardhenie nernjerzore duke shkundur vartesin dhe mundesuar lirin ,per te gjith brenda te drejtave aftesise nevojes konkurences dhe cilesise,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *