• |
ide | kryesore

Robert Ndrenika i shkruan Metës: Politika s’mund të trazohet në punët e teatrit, si mund të zgjidhet

Lajme, Të fundit



Aktori i madh i skenës, Robert Ndrenika, i ka shkruar një letër presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Nisur nga ajo çfarë ndodhi dje në Komisionin e Medias, ku u përplasën Albana Vokshi dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj,  Ndrenika thekson se partitë politike nuk duhet të trazohen në punët e teatrit, që është kthyer në një temë të nxehtë dhe të mbushur me debate.

“Deputetët dhe politikanët në këtë rast, janë qytetarë dhe më së shumti, spektatorë”, – shkruan ndër të tjera, Ndrenika.

Gazeta Shqiptare ka siguruar letrën që i ka shkruar kolosi i skenës shqiptare, Robert Ndrenika, Ilir Metës dhe që po ua sjellim më poshtë.

LETRA E PLOTË:

I nderuar president i Republikës Ilir Meta!

Duke parë në TV atë që ndodhi dje në komisionin e medias m’u forcua bindja, se partitë politike, nuk duhet të trazohen në punët e teatrit. Kam mendimin se kjo çështje, zgjidhet me bisedime midis komunitetit teatror dhe specialistëve. Deputetët dhe politikanët në këtë rast, janë qytetarë dhe më së shumti, spektatorë. Ndërsa qeveria “pa zhurmë dhe pa fjalë”, është e detyruar të fusë duart në qese dhe të nxjerrë paratë!!!

Me plot respekt

 



6 Comments

  1. Shume dakort me ty Robert.

    Se po u ngaterruan politikanet ne kete histori… qajeni teatrin . Aty ne ate germadhe do rrini dhe per nja 10 vite te tjera.

    Kur pashe ate maskarade ne komisionin e medias mu duk sikur te dyja palet ishin te interesuara te kishin vetem sherr dhe jo seance normale degjimore ku te gjithe te degjonin me veshet e tyre se si qendron ceshtja.

    Mua mu duk se te dy palet i ben kurth njera tjetres dhe ne perfundim poppulli doli i pa qarte per ceshtjen.
    Demokratet kishin parashikuar nje ‘ SEANCE DISKRETITIMI ‘ per Veliajn , duke i cuar fjale se ne seance do te ishin artistet dhe do te ishte nje diskutim i gjere. Por artiste nuk kishte dhe u pa qarte qe Vokshi e ksihte bere pushken gati.
    Nga ana tjeter Socialistet duke pare karakterin prej debileje te Vokshit dhe tiparet ‘ luftarake ‘ te burrave te PDs i futen ne kurth me Veliajn per ta deshtuar ate seance deri ne perdorimin e dhunes nga TRIMAT E PDs .

    Pra perfundimi .. u shane , u dhjene , u kacafyten… por POPULLI NUK U SQARUA. SEANCA DEGJIMORE NUK NDODHI.

  2. Jam dakord me disa gjera por kete “qesene” nuk e kuptova…Jo per gje por Teatri duhet te mbaje vehten..dhe ajo “qeseja” jane parate e taksapaguesve…ndaj Qeveria e ndjen veten te autorizuar te “fuse hundet”

  3. Zoti Robert. Jam shume dakort per punen e politikes . Ke shume te drejte.
    Po per qeverine me duket nje cik e egzagjeruar.
    Po ju rrogat kush ja u jep ? Pra ju pagauheni nga taksat tona , apo jo ? Me sa di une nga nje analize financiare qe ju eshtte bere ju mund te justifikoni vetem 28% te rroges tuaj me ato qe fitoni neper shfaqjet e ndryshme. Pra 72% ju i merrni nga taksat tona. Pa llogaritur ketu elektricitetin e mirmbajtejen e teatrit e me the e te thashe.

    Pra kur thua qe qeveria te mos fus hundet …. me duket nje cike e egzagjeruar.

    Nese jeni kaq te mire.. pse nuk dilni te ‘ pavarur’ ku rrogen ta fitoni vete ? Sic eshte ne Amerike, Angli Australi ( vendet anglofone) ku arti eshte industri si gjith te tjerat dhe eshte pergjegjes per vehten

  4. Sa keq per komentuesit e mesiperm te Edit dhe Lali Erit.Vlerat artistike dhe kontributi i artisteve si Ndrenika etj nuk duhen matur me rrogat e tyre ne Shqiperi,vlera e tyre nuk mund te llogaritet kurre me ato lemosha.Ne kemi politikane dhe kryeministra qe kane marre rroga dhe vjedhur Shqiperine dhe vlera e tyre eshte 0 per shtetin shqiptar.Kurse veprat e ketyre artisteve do mbeten per popullin nje trashegimi e madhe.Po te ishin tjeterkund keta artiste te medhenj do ishin milionere e miliardere,kurse politikanet tane do ishin njeez medioker te pavlere.Ky eshte ndryshimi ndaj mos e masni vleren e artisteve me rrogen e tyre qesharake.Te pakten ata na japin nje gezim ose emocione kurse politikanet vetem shqetesime dhe urrejtje.

    1. Perse kam idene une qe ne pergjithesi ne Shqiperi nese ke nje ide , koment qe nuk i pelqen disave te etiketojne si ‘ i atij dhe i atyre’ , dhe nuk shohin objektivitetin e komenteve.

      Mjafton qe komenti jot te mos i vije per shije njerit dhe me vrap ‘komentuesit e ketij dhe komentuesit e atij’ … Identik si ne kohen e Enver Hoxhes.

      Kam pershtypje se ne shqiperi duhen dhe nja 20 vite te tjera trazicion kulturor, mendor, botkuptimor .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *