• |
ide | kryesore

Shpërthen Pandeli Majko: Ftesë për hapje negociatash, me kampe refugjatësh… më mirë të mos vijë!

Lajme, Të fundit



Në një mesazh në rrjetet sociale, Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka dalë kundër idesë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, si një kusht për hapjen e negociatave. Majko shkon më tej kur thotë se, nëse “ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane”.

Ministri për Diasporën shprehet i irrituar me lajmet për “600 mijë sirianë”, me të cilën kanë spekulluar mediat. Në fakt kjo shifër u përmend nga zv.Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, gjatë intervistës për ZDF, kur ai iu referua kapaciteteve për të strehuar refugjatë nga Shqipëria, siç ndodhi gjatë luftës së Kosovës.

Majko thotë se lajme si këto përhapin panik, por nëse vërtet Brukseli ka ndërmend të strehojë në Shqipëri refugjatë në nivele të tilla, atëherë ministri i qeverisë Rama paralajmëron situata shpërthyese.

“Grumbullimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë” thotë Majko.

“Jam i bindur, që Brukseli nuk mund t’i kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë.

Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.

Shqipëria do të ishte e gatëshme të ndajë peshën e cdo krize me familjen e vet europiane por shqiptarët nuk janë njerëz naivë. Ata dyshimin e tyre do ta fillonin me pyetje të thjeshta… “Pse dicka që nuk është e mirë për Europën është e mirë për Shqipërinë?” Dhe më ironikja vjen më pas “Në se na kërkoni dicka që nuk e bëni vet, a na bën kjo më europianë apo e kundërta?”… Janë 600 mijë pyetje për një të vërtetë. Natyrisht!” shkruan Majko.

Postimi i plotë i Ministrit për Diasporën

600 MIJE…PYETJE

Lajmet se në Shqipëri do të hapen kampe për 600 mijë refugjatë sirianë janë përtej cdo gadishmërie e imagjinate për një prej kombeve më të vjetër të Europës sic janë shqiptarët.

Mediat mund të japin lajme por jo të nxisin panik në një popull që është një shembull në atë cfarë ofron për të huajt.

Në se dikush, nuk di të merret me diktatorin e Sirisë, padyshim që nuk kupton se ky individ dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani, po përdorin refugjatët sirianë si “bombë njerëzore”. Qëllimi është për të shkatërruar strukturën europiane si ngrehinën kryesore ndërkombëtare e cila mbart vlerat që ata nuk i kanë. Eshtë një krim cinik dhe antinjerëzor që si teknologji ka filluar me Luftën e Jugosllavisë. Arma synon panikun. Qëllimi është që të ngjalli pasionin e ADN-së për “ruajtjen e territorit” i cili nuk është njerëzor. Krijimi i “antinjeriut” vjen si ftesë nga kjo aleancë e pashpallur lindore e cila po troket në Europën me politikanë që masin cdo gjë me vota…

Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Kështu shkruhet në rregullat e lashta të trajtimit të të huajve që trokasin në derën e shtëpisë së shqiptarit.
Shqiptarët janë populli më miqësor me të huajt dhe që i mbron ata me vullnet e pa kërkesë nga të tjerët.

Askush, dhe për asnjë arsye nuk mund të fyejë kombin shqiptar duke luajtur me këtë ndjenjë kaq pozitive karshi të huajve. Shqipëria është një rast i rrallë në një botë refuzuese për të huajt. Cdo familje shqiptare ka emigrantë jashtë vendit, në Perëndim, dhe kjo është një arsye më shumë për të qenë dashamirës me ata që janë larguar nga vendi i tyre për arsye të mbijetesës.

Si njohës modest i krizave të tilla humanitare e vlerësoj të pavend përhapjen e lajmeve të tilla, të cilat mund të shkaktojnë panik në vendin më miqësor me të huajt sic është Shqipëria. Ajo nuk është një “epruvetë” ku interesat politike dhe paaftësitë menaxhuese të të tjerëve të gjejnë justifikim me “eksperimente” të tilla.

Grumbullimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë.

Shqipëria ka gatishmëri për të huajt por askush nuk mund të bëjë “humor” nisur nga nevojat e saj. Në se ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane.

Jam i bindur, që Brukseli nuk mund t’i kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë.

Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.

Shqipëria do të ishte e gatëshme të ndajë peshën e cdo krize me familjen e vet europiane por shqiptarët nuk janë njerëz naivë. Ata dyshimin e tyre do ta fillonin me pyetje të thjeshta… “Pse dicka që nuk është e mirë për Europën është e mirë për Shqipërinë?” Dhe më ironikja vjen më pas “Në se na kërkoni dicka që nuk e bëni vet, a na bën kjo më europianë apo e kundërta?”… Janë 600 mijë pyetje për një të vërtetë. Natyrisht!



10 Comments

  1. Ju lumte z. Majko !!!!
    Dhe kjo nuk duhet te ndodh per asnje çmim !! Nese ndodhe kjo atehere HARRONI europen, kurr nuk do te hyni, ne ate rast numri i refugjatve do jet pretekst per refuzim…

  2. Ketu ne qelbistan nuk ka me porta, prandaj te vij kush te doje. Po hotelet me 5 ylla kush do ti mbushe, ketu e kam hallin.

  3. Per kete shkrim e gjysem proteste, MAJKUA eshte konsultuar me kapon e tije sepse mo na ndodhe ndonje send i pa pelqyer, mbasi keta rilindas duhet te marrin leje tek shefi i tyre perpara se japin intervista, apo shkruajne editoriale pa miratimin e kapos. Do na vije keq nese do i hakerrehet ;;nevriku”RAMA, por ne ate parti keshtu eshte rregulli,,,,,,,C;thote BABA bejne cilimijte.

  4. le ti mbaj te vila e vet ne surrel ky idjoti. Nqs eshte e vertet qe eshte ven si kusht per hapjen e negociatave, me then te drejten me mir te mos hapen negociatat sesa te krijohen kampe perqendrimi ne Shqiperi. nqs eshte e vertet Rama te bej valixhet dhe te iki brenda 24 oreve se ateher me vertet qe do e hedhin ne lane.

  5. Jam plotesisht dakort me komentin e komentuesit me pseudonimin -XIXA-.Mos eshte valle nje terheqje e -edvin skizofrenit–kjo per ngritjen e kampeve te refugjateve ne vendin tone nga kundershtite qe po bejne partite opozitare dhe shume analiste dhe opinioniste.Prandaj shoku Majko me patjeter eshte konsultuar me Edvinin si minister i diaspores qe eshte.Sepse te dalin hapur kunder -”madherise”i ha –buba–.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *