• |
ide | kryesore

Tre zyrtaret e ministrisë së Brendshme: Enea Ftoji nuk ishte dhunuar

Lajme, Të fundit



Sipas drejtoreshës së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë ministrisë së Brendshme, në trupin e Enea Ftojit nuk janë gjetur shenja dhune.

Megjithatë, Anila Trimi theksoi se hetimet vazhdojnë.

Vdekja e Enea Ftojit në ambientet e paraburgimit të Korçës nuk është harruar ende, edhe prej mënyrës se si ndodhi.

Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Po ashtu familjarët akuzojnë punonjësin e policisë, Arqile Ropi, pasi pretendohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij. Mes të tjerash familjarët deklarojnë se disponojnë fakte dhe prova që Enea Ftoi është dhunuar dhe më pas vrarë. Ata kanë bërë foto dhe video, ku duken qartë sipas tyre shenjat në trupin e tij.

Sot zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, zv.drejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Anila Trimi ishin në familjen e të ndjerit, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.



1 Comment

  1. Jo po beri vetvrasje me thike mbas shpine. SA TURP ! Ne vendin ku jetojme jeta e nje qenie njerezore nuk u barazoka as me te qenit . SA TURP !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *