• |
ide | kryesore

Uruguay kërkon kualifikimin me Arabinë Saudite

Rusi 2018, Sport



Nëse Arabia Saudita është ajo që u pa në debutimin në Botëror kundër Rusisë, Uruguaji ka shanse të mira që në Rostov Arena për Grupin A, të rrëmbejë tre pikë të tjera në mënyrë që të hedhë një këmbë në 1/8 e finaleve të Rusi 2018. Arabia u shkatërrua 5-0 në sfidën hapëse, por ndoshta muaji i agjërimit mund të ketë ndikuar në performancën e skuadrës së teknikut Juan Antonio Pizzi. Uruguaji është një kundërshtar i vështirë dhe me Rusinë që ka marrë dy fitore, ndeshja bëhet decizive.

Tabarez besnik i formacionit tip…

Tekniku i Uruguajit, Tabarez është i orientuar të rreshtojë të njëjtin formacion që mori suksesin e parë, të vuajtur, por të merituar, kundër Egjiptit, me dyshen Cavani-Suarez (të gatshëm të arrijnë kuotën e 100 prezencave me Kombëtaren), në kërkim të golit të parë në Botëror.

Uraguaj gjithnjë fitues kundër aziatikëve…

Amerikanolatinët kanë fituar gjithnjë kundër skuadrave aziatike në tre precedentët në Botëror (përfshirë Izraelin, që në ’70 ishte pjesë e konfederatës aziatike), ndërsa Arabia Saudite ka mbyllur gjithnjë fundin e grupit në tre prezantimet e fundit në Botëror, pa shënuar asnjë gol në 10 ndeshjet e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *