• |
ide | kryesore

Veliaj vazhdon teatrin e tij: Duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin kur komunikojmë

Lajme, Të fundit



Kryetari i bashkisë Erion Veliaj së bashku me ministren e Drejtësisë, Etila Gjonaj dhe kryetaren e PS të kryeqytetit Blerina Gjylameti bashkëbiseduan me banorët e Farkës në kuadër të turnit të llogaridhënies.

Temë e diskutimit ishin projektet dhe punën e Bashkisë së Tiranës, si dhe reformat e qeverisë në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa kreu i bashkisë solli ndër mend sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke folur si një pastor me mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi, duke u munduar të sfumojë faktin se dëgjesat e tij janë thjeshtë show, për një vendim që është marrë tashmë për shembjen e Teatrit.

Në disa raste na duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin. Kjo nuk vlen vetëm për një rrugë lagje, por kudo. Këto ditë kemi pasur takime me artistë, arkitektë e urbanistë për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit për teatrin. Ne, shqiptarët, kemi treguar që kur gjejmë gjuhën, kur komunikojmë, mund të bëjmë rrugë, mund të bëjmë parqe, mund të bëjmë edhe një teatër shumë të bukur, por kjo kërkon bashkëpunim nga të gjithë. Ndaj, besoj se mesazhi që japim si bashki, kudo ku kemi ndërhyrë, qoftë duke negociuar me artistët, arkitektët, urbanistët, qoftë me banorët në fshat, që na kanë lejuar të mbjellim pemë, qoftë me ata që na kanë lejuar të bëjmë një trotuar, të shtrojmë një rrugë, është mirëkuptimi mes nesh.” – tha Veliaj.

 



5 Comments

  1. Me nje beteje i doli boja ketij. Duket Rama i ka lene sfiden e teatrit pikerisht per ta djegur. Ky eshte qesharak shume. Pupel e lehte. Pop corn. Hajdut, servil , mashtrues , i peshtire, pa shtylle dhe prostitute me vullnet te plote por Pop Corn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *