• |
ide | kryesore

Vettingu/ Sot do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari Ilir Toska

Lajme, Të fundit



Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska, do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatin e verifikimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Toska përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. Ditën e sotme, kjo trupë gjykuese, do të japë një sinjal të qartë nëse gjyqtari do të konfirmohet si pjesë e drejtësisë së re apo do të shkarkohet nga detyra.

Ligjshmëria e pasurisë, deri më sot, ka qenë faktor vendimtar për shkarkimin apo konfirmimin në detyrë, të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar Vetingut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *