• |
ide | kryesore

Video/ Portugalia është Ronaldo, Maroku skuadra e parë e eleminuar…

Rusi 2018, Sport, Video



Portugali fiton në ndeshjen e dytë të grupit B, në Kupën e Botës, duke u imponuar 1-0 përballë Marokut, falë një goli të shpejtë të Cristiano Ronaldos. Një sukses i vuajtur për lusitanët që janë vënën nën presion nga krenaria marokene, koshient se ky ishte shansi i vetëm për të qendruar në lojë për kualifikimin.
Nuk ndalet Cristiano Ronaldo që shënon golin e katërt në dy ndeshje në Rusi 2018. Portugezi hapi sfidën ndaj Marokut me një gol në minutën e 4, duke përsëritur startin e lusitanëve në ndeshjen e parë kundër Spanjës: edhe aty 33 vjecari shënoi pikërisht në minutën e 4.
Por diferncën mes dy Kombëtareve e ka bërë vetëm CR7, pasi marokenët luajtën mirë dhe rrezikuan disa herë kuadratin e portës së Patricios në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Portugalia u fshi nga fusha dhe shpëtimtarin e bëri jo më Ronaldo, por portieri Rui Patricio.
Zotërim i topit në favor 53% për skuadrën e Herve Renard, që dominimin në fushë e tregoi me 14 goditjet drejt portës, 4 nga të cilat në kuadrat. Për fat, Santos ka në skuadër Ronaldon, në kuotën e 4 golave tashmë, sepse portugezët përvec golit vetëm një herë tjetër vunë në provë Munir.
4 pikë për Portugalinë, që pret e qetë tashmë sfidën mes Spanjës (1) e Iranit (3), ndërsa Maroku i jep lamtumirën Botërorit, në vendin e fundit me 0 pikë pas dy ndeshjeve të para.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/my/My2q.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *