• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kapet një gomone e braktisur ne breg të detit, dyshohet se do transportonte drogë

Lajme, Të fundit



Rreth orës 23:00 të së martës policia bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia kanë kapur një gomone me motorë të fuqishëm. Sipas informacioneve të para, gomonia është rreth 12 metra e gjatë me dy motorë, me kapacitet 300 kuaj fuqi secili.

Nuk dihet ende nëse gomonia do të transportonte drogë e nëse kjo e fundit mund të jetë hedhur në det. Deri më tani nuk ka ende konfirmim nga policia.

Në këto momente në vendngjarje kanë mbërritur policia e antidrogës si dhe FNSH, ndërkohë që Guardia di Finanza ndodhet në brendësi të bregdetit me mjetet lundruese. Gomonia tashmë është buzë detit në mbikëqyrje të policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *