• |
ide | kryesore

Vrasja e Marvi Mihalit, kthehet në qeli edhe Eugen Bitraj, autori i katërt i krimit

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar pas më shumë se 2 muaj odisea e lirimit nga qelia të tre të rinjve të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 19-vjeçarit Marvi Mihali, i cili mbrëmjen e 31 korrikut u vra me thikë për një karikues celulari.

Pas lënies së tyre në liri nga prokurori Artan Lula, i cili i akuzoi vetëm për moskallëzim krimi, gjykata këtë të martë ka caktuar “arrest me burg” edhe për Eugen Bitrajn, pasi prokurori i ri i kësaj dosje, Gjergji Tako, ndryshoi akuzën në vrasje në bashkëpunim.

Tashmë 4 të rinjtë Kridens e Marsel Alla, si dhe Eugen dhe Devi Bitraj do të hetohen me masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndryshimi i akuzës ndaj të rinjve të dyshuar për këtë krim u bë pas ankesës së prindërve të Mario Mihalit te kryeprokurorja Arta Marku, e cila urdhëroi zëvëndësimin e prokurorit Lulo dhe kryerjen e hetimeve të thelluara për këtë rast.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *