• |
ide | kryesore

Zbardhet ngjarja në Vlorë, i dolën në rrugë beratasit dhe e grabitën, identifikohen autorët

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka dokumentuar me prova ligjore një vjedhje me armë zjarri, ndodhur në shtator 2017. Kanë qenë strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj personit dhe pronës, që në vijim të hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kanë bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të kësaj vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.09.2017, në afërsi të fshatit Mazhar, ku dy persona i kanë dalë në rrugë me armë zjarri shtetasit D.H., banues në Samaticë, Berat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasit:

L.D., 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë.
Z.F., 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Aktualisht dy shtetasit e mësipërm ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier, për veprën penale “Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *