• |
ide | kryesore

Arrestohet i riu që tentoi të grabiste me maskë dhe armë taksinë në Elbasan

Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka arritur të parandalojë një grabitje me armë që ndodhi dje në fshatin Kërcyk. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet S.H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka tentuar që të grabisë një mjet taksi.

Nga kontrolli i ushtruar, këtij personi iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza, të cilat ai i përdorte për të realizuar grabitjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *