• |
ide | kryesore

Australia probleme me Europianet dhe Danimarka është e tillë

Rusi 2018, Sport



Danimarka mund ti japë vetes kualifikimin në 16 më të mirat me një sukses në Samara Arena kundër Australisë, pasi e kanë nisur Botërorin me triumfin në një ndeshje të luftuar kundër Perusë. Dy skuadrat gjithësesi nuk janë takuar kurrë më parë në Kupën e Botës, por e kanë sfidën e katërt mes tyre në histori, ku Danimarka është fituesja e fundit 2-0 në miqësoren e 2012. Tekniku Aage Hareides duhet të bëjnë llogaritë me dëmtimet e Andreas Christensen dhe William Kvist; por mbrojtësi duket se do të jetë sërisht gati të marrë vendin e tij në qendër e me shumë mundësi do të zbresë si titullar. Kvist është ai që u dëmtua më rëndë dhe mesfushori duket se e ka mbyllur aventurën e tij në Rusi 2018 dhe nuk mund të japë më kontributin e tij për nordikët. Australia e Bert Van Marwijk ka një problem evident dhe ndoshta kjo anë psikologjike mund tiu rëndojë shumë Socceros, që kanë fituar vetëm një nga 9 ndeshjet në Kupën e Botës kundër një skuadre Europiane, megjithëse Francës i tregoi se për ta kaluar duhet shumë punë.

Danezët Schmeichel siguri, Eriksen protagonist…

Hareide e ka ndërtuar lojën rreth yllit të Tottenham, Christian Eriksen dhe nuk ka bërë gabim. Mesfushori është nga ata që bëjnë diferencën edhe me një pasim: si në asistin kirurgjik për Jousuf Poulsen kundër Perusë. Regjisori i mesfushës daneze ka shënuar 12 gola në 14 prezantimet e tij për Kombëtaren, por nëse ka një pikë ku Haraide mund të qendrojë i qetë është aspekti difensiv, duke filluar nga portieri i pari. Kasper Schmeichel e ka ruajtur portën të paprekur në 5 përfaqësimet e fundit për Danimarkën dhe ky është faktori kyc, përvec disiplinës difensive që i ka bërë danezët të jenë në këto nivele.

Marwijk besnik i ideve të tij…

Nuk ka mundur të marrë më shumë se duartrokitje përballë Francës e megjithatë tekniku holandez Van Marwijk nuk dëshiron të bëjë ndryshime në 4-4-1-1 e tij të preferuar. Andrew Nabbout, titullar kundër Francës shpreson ta fillojë aty ku e la, por duhet të bëjë llogaritë me konkurencën e Tomi Juric për liderin e sulmit. Shënuesi më i mirë për Australinë, veterani Tim Cahill, do ta nisë nga pankina, por kjo nuk është dicka e re. Në fund të fundit, kjo është një nga ato ndeshje për të mos u humbur dhe duke e ditur që një disfatë do ti eleminonte, australianët me shumë mundësi do të aplikojnë kundërsulmin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *