• |
ide | kryesore

Basha vijon të qëndrojë në foltoren e Kuvendit. mazhoranca miraton me urgjencë projektligjet

Lajme, Të fundit



Ashtu si në seancat e fundit edhe seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka pranuar të lëshojë foltoren dhe në këto kushte kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka kërkuar që të miratohen pr.ligjet e rendit të ditës pa diskutime, kërkesë që është aprovuar nga mazhoranca.

Pas votimit, seanca e Kuvendit është mbyllur, por deputetë të opozitës dhe kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar të qëndrojë në Kuvend.

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit foli për shqetësimin e Gjermanisë, skeptike sipas tij për t’i dhënë “ok” hapjes së negociatave me Shqipërinë. Basha mori fjalën dhe ne fillim te saj tha se Gjermania ka deklaruar votën e saj kundër, por pas 2 minutash Ruçi i ndërpreu fjalën.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *