• |
ide | kryesore

FOTO/ Kujt ia drejtoi Melania Trump mesazhin: “Mua vërtet nuk ma ndjen. Po ty?”

Lajme, Të fundit



Çfarë deklarate! Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump mbante të veshur një xhaketë ku shkruhej “Mua vërtet nuk ma ndjen. Po ty?” gjatë vizitës në një kamp refugjatësh në kufirin me Meksikën.

Janë të shumtë ata që e konsiderojnë këtë një mesazh për bashkëshortin e saj, Donald Trump pas vendimit të këtij të fundit për të ndarë në kufi nga familjet e tyre fëmijët e emigrantëve të paligjshëm.

Zëdhënësja e saj tha se zonja Trump nuk po dërgonte asnjë mesazh. “Është një xhaketë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehtë. Pas vizitës së rëndësishme në Teksas besoj se media nuk do të merret me xhaketën. Ajo dëshironte të shihte nga afër situatën për çështjen e fëmijëve në kufi”. ©LAPSI.al

AP MELANIA TRUMP A USA MD Image result for melania trump care



1 Comment

  1. Ore ju te lapsit paguheni apo jeni rrota kari vete? Keta po marin femij e po i burgosin neper kampe disa akoma 9 muajsh prinderit ja gjezdisin ne shtete te tjera te amerikes, e ju na shfaqni kete spo e them tamam se ceshte, sikur me nje xhakete lan e shplan te gjithe zullumin qe eshte bere. Cfare mut gazetaresh jeni ju? Ju as liberal sjeni rraportoni fotot e femijve duke qare nen kembet e agjenteve te ICE amerikan nxirini fotot e mos na shfaqni kurverira te tilla per te na mbushur mendjen qe Amerika paska standart sepse vishet “zonja e pare me xhakete proteste” kur njekohesisht burri i saj dhe moterqirat qe e ndjekin nga pas po mbajne femij peng neper kampe. Ju vjen tharret kur ju quan Rama kazan pastaj, ju jeni kazan muti biles me keto qe beni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *