• |
ide | kryesore

Hollanda do ta bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Në një shkrim të gazetës holandeze De Telegraaf, paralajmërohet vota kundër e Hollandës në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel në 28 dhe 29 qershor. Titulli i shkrimit është i drejtpërdrejtë “Hollanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”, ndërsa në brendësi të artikullit sqarohet se shumica e partive të parlamentit hollandez janë kundër votës pro për hapjen e negociatave dhe shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Shumica në parlament e dërgon qeverinë e Hollandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave. Ministri i Jashtëm i Hollandës, thotë për De Telegraaf: “Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, duke shtuar se “më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje”.

Partitë që janë kundër hapjes së negociatave në parlamentin hollandez janë 5, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus. Një prej deputetëve të CDA, Van Helvert në prononcimin për gazetën pranon ndikimin rus dhe atë kinez në rajon, por sipas tij kjo nuk është një arsye për të bërë pazare me parimet dhe standartet europiane.

Vetëm dy forca politike parlamentare janë pro hapjes së negociatave, D66 dhe GroenLinks. Arsyetimi është se vërtet Shqipëria nuk është gati për Europën, por hapja e negociatave nuk është anëtarësim në Bashkimin Europian.

Mw poshtw linku ku mund të lexohet shkrimi i De Telegraaf:

https://www.telegraaf.nl/nieuws/2201098/nederland-blokkeert-toetreding-albanie-tot-eu?utm_source=twitter&utm_medium=referral&utm_campaign=twitterfeed



2 Comments

  1. Ata deputetet hollandeze qe ardhen per vizite ne vendin tone ku -krieminstri yne”i nderuar”jepte intervista dhe shpreheshe me ironi -me pare ardhen se iken–do votojne pro hapjes me duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *