• |
ide | kryesore

Kapen me doza heroinë, pranga dy të rinjve në Elbasan

Lajme, Të fundit



Dy të rinj nga Elbasani janë arrestuar pasi u kapën me 26  doza heroine. Në pranga u vu Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në  Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale  të  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  dhe Marius Tabaku 27 vjeç po nga Elbasani.

“Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë. Nga verifikemet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë,  (gjithësej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lendës narkotike”, – sqaron policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *