• |
ide | kryesore

Katastrofa e Argjentinës, “un, dos, tres” dhe Kroacia përparon

Rusi 2018, Sport, Video



Kroacia ka mposhtur 3-0 Argjentinën e Lionel Messit dhe është kualifikuar në 1/16 e finaleve të “Rusi 2018”.

Në pjesën e parë kjo sfidë ka angazhuar thuajse njësoj si Argjentinën ashtu edhe Kroacinë që kanë bërë një lojë të hapur. Të dyja skuadrat kanë patur shanse për të zhbllokuar rezultatin, Messi kishte një rast ashtu si Perez që humbi atë që s’duhej humbur. Edhe Mandzukic tentoi një goditje me kokë ashtu si Rebic që nuk arrin të bëjë të buzëqeshin të tijtë.

Me ritëm frenetik ka nisur edhe pjesa e dytë e takimit në Nizhny Novgorod Stadium. Të dyja skuadrat kanë kërkuar golin, por ajo që e ka gjetur është Kroacia me anë të Ante Rebic në minutën e 53′.  Por ky ka qenë vetëm fillimi për kombëtaren ballkanase e cila ka dyfishuar rezultatin në minutën e 80 me një goditje spektakolare nga distanca e Luka Modric. Nuk mbaron këtu pasi Ivan Rakitic shënon golin e tretë duke vulosur fitoren mëse të merituar të Kroacisë që kryeson Grupin D me 6 pikë. Albiceleste mbetet në kuotën e 1 pike, duke ja bërë shumë të vështirë vetes kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/wk/wkVo.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *