• |
ide | kryesore

Kryeministri Zoran Zaev tregon se kur do ti bashkohet Maqedonia-NATOs

Lajme



Kryeministri Zoran Zaev tregoi për “Al Jazeera Balkan” se kur, sipas tij, Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Ai tha se shpreson se vendi më 12 dhe 13 korrik në Samitin e NATO-s do të marrë ftesën për anëtarësim.

“Pasi të marrim ftesën për anëtarësim, më së paku për një vit e gjysëm vendi do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Atlantiko-Veriore”, theksoi Zaev.

Kryeministri maqedonas theksoi se marrëveshja e nënshkruar në Prespë është historike dhe ishte e nevojshme për Maqedoninë. Me marrëveshjen e re emri i ri është Republika e Maqedonisë së Veriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *