• |
ide | kryesore

Media austriake Der Standard: Rezistenca franceze kundër fillimit të bisedimeve të Shqipërisë me BE

Lajme, Të fundit



Austria do të marrë në korrik presidencën e radhës së BE-së dhe një nga mediat prestigjioze të saj, “Der Standard” i ka kushtuar një artikull çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Rezistenca franceze kundër fillimit të bisedimeve me BE-në” është titulli i Der Standard, ku thotë se pavarësisht se ka vlerësime për reformën në drejtësi në Shqipëri, në Paris ka ende rezistencë.

Madje, thotë Der Standard diplomatët e BE-së në Berlin e konsiderojnë reformën në drejtësi si një model për vendet kandidate për në BE. “Deri tani nuk kishte një reformë të tillë të plotë në asnjë nga shtetet e Evropës Juglindore”, shkruan media austriake duke theksuar se për herë të parë shqiptarët shpresojnë se korrupsioni mund të luftohet seriozisht, duke vijuar “se opozita po përpiqet të minojë reformën në drejtësi”.

Der Standard shkruan se ka rezistencë mes shteteve të BE kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe kjo kryesisht vjen nga Franca, por dhe Danimarka dhe Holanda. “Ndonëse këta të fundit kanë gjasa “të kthejnë” kur të gjithë të tjerët po tërhiqen, është ende e mundur që Parisi të votojë kundër shqyrtimit të kapitujve të parë të BE për Shqipërinë në samitin e 28 dhe 29 qershorit”, thotë media austriake.

Madje presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron që çështja e zgjerimit të mos diskutohet fare para zgjedhjeve të BE në 2019. Ai ka frikë se kjo çështje do të tërheqë skeptikët e BE-së, dhe dëshiron të sigurojë shumicën e gjerë në Parlamentin Evropian për reformat e tij. Por ama, thotë Der Standard, Franca është paralajmëruar nga shtetet e tjera të BE-së se do të duhet të mbajë pasojat politike nëse bën rezistencë për Shqipërinë. Por kjo gjithashtu do të minonte dhe politikën e kushtëzuar (përpjekjet e BE për reformat) dhe besueshmërinë e BE-së.

Ndërsa në Berlin thotë Der Standard, dhe pse në CDU dhe CSU ka deputetë që janë kundër, fjala e fundit i takon Merkel, dhe ajo është në favor të hapjes së negociatave.

Megjithatë ekspertët e sigurisë në BE janë ende të shqetësuar për trafikun e drogës, dhe jo për prodhimin e kanabisit në Shqipëri, siç ishte vitin e kaluar, por për kontrabandën e kokainës në Evropë.



2 Comments

  1. Reformën në drejtësi në Shqipëri, edhe shtete me qeverisje të djathta si Austria apo Hungaria vërtetë e kanë vlerësuar si një reformë të parën e këtij lloji në Europë e si një reformë e domosdoshme për këtë vend ku ka shpërthyer krimi e korrupsioni, Është e vërtetë gjithashtu se si Austria edhe Hungaria, janë të mendimit që Shqipërisë duhet ti hapet drita jeshile e fillimit të negociatave për pranimin në BE.
    Por kjo nuk do të thotë kursesi se qeveritë e këtyre dy vendeve mbështesin qeverinë e korruptuar Rama.
    Është naivitet të mendosh se u nis një reformë e drejtësisë në një shtet që ka degjeneruar si Kolumbia e Europës, e me këtë mori fund krimi e korrupsioni në Shqipëri.
    Janë naivë edhe ata që mendojnë se duke shkuar ish ministri i fundit i sigurimit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi me detyrën e kryetarit të parlamentit në Austri, Hungari e gjetkë, për të lobuar për qeverinë e tij, ju qenka mbushur mendja shtetarëve të këtyre vendeve, se kjo reformë do të sjellë drejtësine europiane.
    Mbrëmë edhe mazhoranca e Bundestagut gjerman me CDU e CSU, e ndau mendjen që Shqipërisë ti viheshin përsëri kushte si në 2016, për fillimin e hapjes së negociatave e këto kushte lidhen pikërisht me rezultatet konkrete të ashtuquajturave reforma të Edi Ramës.
    Nuk janë as budallej e as qora shtetarët europianë.
    Kur shohin se nga Shqipëria i shkojnë Europës 500 mijë emigrantë në këto 5 vite të qeverisjes Rama, nuk mund të besojnë se këto reforma janë në rrugn e duhur.
    Ja kanë mbyllur dyertë Sorosit si në Austri edhe në Hungari e nuk mund të besojë kush që reformat sorosiane në Shqipëri, janë të pranueshme për këto shtete europiane e më gjërë.

  2. Austria qartasi po i ben shantazh Frances me krizen e refugjateve, pasi Rama e ka dhene Ok per te hapur kampe. “Rilindasit” me kete veprim kriminal duan te mbulojne zullumet e ta zhbejne Shqiperine njeher e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *