• |
ide | kryesore

Negociatat në pikëpyetje/Ditmir Bushati i dërgon falenderime Angela Merkelit

Lajme, Të fundit



Në Tiranë ka paqartësi për qëndrimin q do të mbajë Gjermania në Bruksel, në 28 dhe 29 qershor. I vetmi reagim zyrtar nga shteti gjerman erdhi nga një mesazh i ambasadës për Oranews. Mesazhi ishte lakonik dhe nuk jep asnjë sinjal të qartë: “Bundestagu do të mblidhet përsëri javën e ardhshme”.

Por në Tiranë, Lulzim Basha doli në parlament me informacione, që sipas tij paralajmëronin një qëndrim të Gjermanisë kundër hapjes së negociatave. Basha foli për një rakordim të partive të koalicionit qeverisës, për qëndrimin që do të mbahet në 28 dhe 29 qershor.

“Kristiandemokratët dhe kristiansocialët gjermanë dhe social-demokratët gjermanë kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë. Ashtu si Edi Rama e di mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin, lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman, tashmë jo vetëm i Krishbaum, jo vetëm i Vadefulit, por i mazhorancës gjermane, se Edi Rama ka gënjyer dhe Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet. Në këtë rezolutë që do bëhet zyrtare të martë, Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale nga cxdo raportim që bën Rama apo hallka institucionale të blera nga ai.” u shpreh Basha, që e sheh këtë qëndrim si një JO të qartë të gjermanëve.

Por Ministria jonë e Jashtme e quajti këtë deklaratë të Bashës një “aktrimi grotesk të opozitës sot në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë”.

Deklarata e Ministrisë sonë të Jashtme erdhi si një reagim pas informacioneve që dha Basha në parlament, për mbledhjen e grupeve parlamentare të mazhorancës në Gjermani. Në këtë deklaratë, gjithsesi falenderohet kancelarja Angela Merkel për “konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë”.

“Falenderojmë me mirënjohje kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë?Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma” thuhet në reagim.

Çështja është se në orët e fundit, Merkel nuk ka konfirmuar asgjë dhe vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë mbetet një pikëpyetje e madhe, pavarësisht se në Tiranë të gjithë po nxitojnë të bëhen zëdhënësat e Gjermanisë.©Lapsi.al

 



2 Comments

  1. Kancelarja ne hall I ka vene ne pjate Piktorit ne siklet paketen ‘Kamp refugjatesh’. 600, 6000 …. ngjesh ngjesh 60mije, ngjesh akoma se qenef-Shqiperi … kina Piktor-kryeministrin qe ja kalon adolfit (hitleri) tone, se eshte ene Mafioz, pra ngjeshi te behen 600mije, Duhet t’i bejme sardele qe ta zgjidh im problemin!!! (Do marrin lemerine nga kampi ne Shqiperi)
    Merkeli: sqaroj detajin qe ne Shqiperi e kane merak vete c’i punojne emigranteve te gjerdhum, keshtu pra NA euripeanet e zgjidhem europeanisht, si gjithnji ja hypim Shqipnise, me nji te shtime dy z0gj, perfundijme ceshtjen ‘Shqiperi’ , europeanisht-mbrekullisht!! Ja edvini im….
    Nji medalje ‘Kalores I Krishterimit’ kaq do, te tjerat I qan vete!
    Uhuhuh
    Europa, Kurva e Motit!
    Frau Merkel : fundja nji eksperiment me shume ne Qenef- vendin e Shqipeve …

    E pra, ja si ka menu frau merkel ta shtyje hallin e vet.

    Keshtu Mathauzeni merkel-edvin!!! Gjithe shtetet mbyllin hyrjet, Shqipnia e vetme behet grope qenefi….

    Keshtu neoFashizmi ‘merkel’
    – Edvinaqshizem.
    Por, dardha e ka bishtin mbrapa, tha.
    Dmth shkurt:
    Zullumi:
    ‘Mbreti cipllak & I zhym
    helaq, kuterbon/ Shkelqesssa e tij ‘S’keni pa gjo akoma!’
    me poturet ne fund te atleteve…’
    dupp!, keputet.

    Ne skene hyn. Majko,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *