• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Maqedoni, zjarri në banesë shkrumbon 3 fëmijët e vegjël të familjes

Lajme, Të fundit



Tragjedi ne një familje ne Maqedoni. Ngjarja e rende ka ndodhur dje pasdite ne Veles, ku zjarri ne banese ka shkrumbuar tre fëmijë, të moshës 1, 2 dhe 5 vjeçare.

Ashtu siç shkruajnë mediat lokale, shtëpia në të cilën ka ndodhur zjarri gjendet në terren jo të qasshëm në Veles, gjë që e ka rënduar ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve.

Mësohet se bëhet fjalë për familje e cila është në gjendje të rëndë financiare, e cila ka improvizuar një vendbanim dhe aty ka jetuar rreth 2 vjet.

Zjarrin e kanë parë fqinjët të cilët kanë qenë larg nga shtëpia qindra metra.

Policia është në terren dhe po kryen ekspertizë për zbardhjen e arsyeve të zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *