• |
ide | kryesore

Një tjetër koncesion i ri, qeveria ia jep kompanisë private kontrollet e karburanteve

Lajme, Të fundit
largea_karburante1419442338_1.jpg



Një tjetër koncesion, apo siç njihen ndryshe PPP. Qeveria shqiptare ka miratuar një koncesion të ri në fushën e shpërndarjes së karburanteve.  Pas markimit tyre, në duart e privatit pritet të kalojë edhe kolaudimi i pompave të karburanteve.

Aktualisht ky shërbim kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, një institucion në varësi të Ministrisë së Financave. Referuar vendimit të qeverisë, procedura e kolaudimit të pompave do t’i kalojë një kompanie private për një periudhe 20 vjeçare.

Në mbledhjen e së mërkurës qeveria i ka dhënë dhe një bonus prej 10 pikësh kompanisë Noa Control, e cila ka propozuar koncesionin në fjalë. Bonusi i jep avantazh në tender kompanisë që është vetofruar për të marrë përsipër kontrollin e pompave të karburanteve.

Aktualisht, Drejtoria e Metrologjisë kolaudon dy herë në vit pompat në pikat e karburanteve për të kontrolluar peshën dhe disa elemente të sigurisë së karburanteve.

Kompanitë që marrin shërbimin e saj duhet të paguajnë një tarifë shërbimi prej 7 mijë lekësh të reja. Në total shërbimi gjeneron 2.5 milionë euro të ardhura vjetore. Ende nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i këtij shërbimi në çmimin e karburanteve në Shqipëri i cili është ndër më të lartit në rajon.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *