• |
ide | kryesore

Peruja, për Francën, vlen kalimin në 16 më të mirat

Rusi 2018, Sport



Të mbyllë cështjen e kualifikimit në ndeshjen e dytë të Grupit C është qëllimi i vetëm i Francës kur në Ekaterinburg Arena të ketë përballë Parunë, në sfidën e orës 17.00. Një fitore do të vlente hyrjen në 16 më të mirat për të besuarit e Didier Deschamps, që me 6 pikë do të kishin edhe matematikën me vete, në rast se Danimarka favorite do të mundë Australinë në sfidën tjetër.

Pogba detyron Deschamps të vazhdojë 4-3-3

Nuk është aspak një impenjim i lehtë për Francën (fituese 2-1 në ndeshejn debutuese kundër Australisë) sepse Perùja që u shfaq kundër Danimarkës ishte me shumë dinjitet, pavarësisht humbjes. Për sa i përket formacionit, Franca duhet të vazhdojë me 4-3-3 dhe varianti i vetëm i ndryshuar mund të jetë me Matuidi në vend të Tolisso. Pjesa tjetër është e detyruar nga forca ekspresive e Pogba në mesfushë dhe treshja ofensive Mbappé, Griezmann e Dembelé. Tekniku e di se me Pogba në fushë Francës i rritet dukshëm kualiteti, por mënyra për të nxjerrë më të mirën yllit të Manchester United është të luajë në vijë, ndaj dhe kërkon pak sakrificë nga Mbappe e Dembele për ti dhënë një dorë mesfushës në fazë të mos zotërimit.

Peruja nuk ndryshon, Cuevas merr besimin e teknikut …

Perùja nuk duhet të bëjë asnjë modifikim në formacionin titullar, në krahasim me ndeshjen e parë, edhe pse të humbur kundër danezëve. Cueva konfirmohet pas shpinës së sulmuesit të vetëm Jefferson Farfan, pavarësisht gabimit nga pika e bardhe në ndeshjen me Danimarkën. Flores e Carrillo do të jetë gjithashtu në mbështetje të ofensivës në 4-2-3-1 e preferuar nga tekniku Ricardo Gareca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *