• |
ide | kryesore

‘Presim një Po, por duhet të jemi gati edhe për Jo’, pse Taulant Balla po tregohet ‘pesimist’ për negociatat?

Lajme, Të fundit



Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në dalje të ambienteve të Kuvendit, pas seancës plenare, i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Balla ka thënë se demokratët nuk i shpëtojnë dot sindromës së “Babales”. Balla u ndal tek deklarata e Bashës për hapjen e negociatave. Ai tha se nuk ka asnjë gjë të vërtetë në deklarimin e Bashës se përgjigja nga BE për negociatat është negative.

Duke folur para gazetarëve Balla tha se shqiptarët duhet të përgatiten edhe për një përgjigje negative nga BE, çka tregon se mazhoranca nuk është aspak e sigurt për një përgjigje pozitive.

“Tani më lejoni ta sqaroj këtë çështje për opinionin publik, Shqipëria e të gjithë shqiptarëve pret një “po” ose një “jo”. Marrëveshja ose fillon puna ose jo. Siç e thashë edhe në seancën plenare, edhe në rastet e ngjashme, kur këshilli ka dhënë “aminin”, fillon puna përgatitore dhe KE mban nën monitorim. Në rast të një jo-je, puna përgatitore nuk fillon. Ajo që dua të ndaj është se në qeverinë gjermane, ka një mazhorancë në favor të po-së në 28-qershor. Përpjekja e Lulzim Bashës, e cituar edhe tek media Der Standard, që PD po i bën të gjitha përpjekjet për të bllokuar negociatat. Kjo përpjekje s’ka arritur aspak të dëmtojë këtë proces kaq të rëndësishëm. Mund të ketë edhe jo, por që lejon fillimin e punës përgatitore. Pritshmëria është që në 28 qershor të kemi një “Po”, që të na lejojë nisjen e punës përgatitore.” – tha Balla.



6 Comments

  1. Rama ka rene dakort per kampet e tmerrit qe priten te hapen ne shqiperi, por ceshtja eshte si do ndalet pasi i ka premtuar BE-se, biles Austria po i ben presion dhe kercenon Francen skeptike se nese i thote jo hapjes se negociatave me shqiperine emigrantet e paligjshem dhe terroristet do vershojne ne vendet e BE-se. Thjesht “Rilindasit” duan te shpetojne lekurren me kampet, se nuk i plas shume per integrimin, pasi integrimi ne BE, eshte nje mashtrim i madh.

  2. Koke ;;shtupa; na e mba vehten politikan e parashikues,, ky pionier i enverit, fshatar librazhdas, me tru e koke i lindur komunist, na ben selfie politikani. Ky, e si ky jane perfaqesuesit kerma te qelbesirave qe i kemi ne pushtet. Keta vetem neveri te shpifin.

  3. o milet i Tortuges, po si skeni turp e pranoni qe tu japi mend nje debil dhe deficent total si ky kokshpulla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *