• |
ide | kryesore

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, qarkullim normal nga nesër në ora 14:00

Lajme, Të fundit



Punimet në autostradën Tiranë-Durrës do të mbarojnë nesër në orën 14:00.

Njoftimin e dha Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore, e cila parashikon që punimet e fundit, në aksin Maminas-Sukth-Shkozet, të përfundojnë nesër pas mesdite.

“Pas orës 14:00, kur parashikohet edhe përfundimi i riparimit të atij segmenti, e gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes se pushuesve qe zgjedhin plazhet gjate fundjavës.” – thuhet në njoftim.

ARRSH bën me dije se të shtunën do të bëjë me dije edhe për vazhdimin e ndërhyrjes në segmentin Shkozet-Durrës dhe më tej në aksin Durrës-Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *