• |
ide | kryesore

Robbie Williams tregon arsyen e gishtit të mesit në stadium (FOTO)

Paparazzi, Slider



U prit me padurim nisja e Botërorit Rusi 2018-të dhe sigurisht performnca e hapjes ishte e mrekullueshme me efekte të shumta së bashku me performancën fantastike te Robbie Williams dhe sopranos ruse Aida Garifullina. Por ajo që bëri bujë fill pasi mbaroi shfaqja ishte gjesti që Robbie bëri në kamëra teksa këndonte kur tregoi gishtin e mesit.

Këngëtari vendosi të heshte për disa ditë dhe sot ka folur për herë të parë në lidhje më këtë ngjarje i ftuar në emisionin e mëngjesit nga “Molly dhe Philip” ku ka treguar edhe arsyen e atij gjesti.

“Unë isha në një presion të madh sepse performance nuk mbaroi atëherë kur e kishim planifikuar dhe kisha një minutë më tepër e nuk po dija sit ë zgjasja shfaqjen. Atëherë vendosa të bëja me gisht në kamër por nuk ishte aspak e planifikuar. Ka raste kur nuk i besoj vetes dhe për një moment nuk e di çfarë bëj e pikërisht kështu më ndodhi edhe në Rusi.” – ka përfunduar Robbie.

https://www.youtube.com/watch?v=Omw9j0nhJqQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *