• |
ide | kryesore

Sampaoli merr mbi vete përgjegjësitë: Fajtor jam unë, por nuk ndjej turp!

Rusi 2018, Sport



Trajneri i Argjentinës, Horge Sampaoli mori mbi vete të gjithë përgjegjësinë për dështimin në Rusi. Pas humbjes me Kroacinë ai tha se ndjen dhimbje për popullin e Argjentinës, por nuk i vjen turp.

“Për këtë ndeshje plani nuk funksionoi, por tani duhet të presim një shans minimal për të qëndruar e për të luftuar. Nuk kam ndjesi turpi, por ndjej dhimbje për këtë humbje dhe për njerëzit argjentinas.

Përgjegjësia është e gjitha e imja. Nuk duhet të kapemi pas situatave të lojtarëve në fushë. Është përgjegjësi e trajnerit. Fakti që nuk patëm fat për golin e parë na uli psikologjikisht dhe pastaj nuk kishim çfarë të bënim më” – deklaroi Sampaoli në fund të ndeshjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *