• |
ide | kryesore

Shqipëria s’mund të bëhet kamp përqëndrimi për refugjatët

2, Ide



Ata që po mundohen ta paraqesin Shqipërinë si një vend i cili po pranon “të strehojë” 600 mijë sirianët kanë një problem të vogël që duhet ta eleminojnë përpara se t’u ecë manipulimi.

Shqipëria nuk po bëhet tani së fundmi dhe krejt papritur e gatshme për të pritur refugjatë. Ky nuk është një gjest surprizues bujarie nga ana e Shqipërisë, gjë për të cilën klasa e saj udhëheqëse duhet të gostitet me karamele.

Shqipëria gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë tashmë një vend i hapur për refugjatët e luftës e po ashtu edhe për emigrantët.

Sot e gjithë ditën, kushdo që e ndjen veten të rrezikuar në vendin e tij dhe që mendon se në Shqipëri mund të gjejë siguri, mbrojtje e mundësi për të jetuar më mirë se atje, është i lirë të vijë e askush nuk mund ta ndalojë. Këtë neve na e dikton jo vetëm tradita, por sidomos Kushtetuta jonë dhe konventat ndërkombëtare që ne kemi nënshkruar.

Mirëpo, ajo që Shqipëria dhe shqiptarët nuk duhet kurrsesi të pranojnë, është që vendi i tyre të trajtohet si një kamp përqendrimi, ku njerëzit mund të internohen me detyrim.

Dhe kjo është pikërisht ajo që po gatitet të ndodhë me këtë idenë brilante të kampeve të refugjatëve duke u shitur me pafytyrësi madje edhe si një aksion humanitar.

Ky akt privues për refugjatët dhe poshtërues për shqiptarët, po kryhet jo vetëm me kolaboracionizmin kuisling të bashibozukëve tanë vendorë, por edhe me “ndihmën” e pakursyer të qeverive në disa vende europiane, të cilat ideologjikisht e kanë të konsoliduar në CV këtë traditën e ngritjes së kampeve të përqendrimit.

PO! Shqipëria thotë se refugjatët janë të mirëpritur të vijnë tek ne nëse duan, kur të duan dhe sa të duan. Ndonëse, po ta mendosh, ka një arsye pse ata nuk i janë përgjigjur deri tani mikpritjes sonë. Ata e dinë se ndonëse vetë vijnë nga lufta, në statistika Shqipëria është vendi që ua kalon atyre për numër azilantësh, e ajo duhet shmangur ngase atje ka një gjë që nuk shkon.

T’i deportosh njerëzit që ikin nga lufta diku ku ngjet diçka edhe më e keqe se ajo që po i shtyn ata të lënë katandinë, nuk është t’i ndihmosh, por t’i dënosh ata njerëz. Në këtë mënyrë, orientimi masiv i refugjatëve drejt Shqipërisë dhe përqendrimi i tyre nëpër kampet e atjeshme, nuk është shpëtim por rrezik për ta.

Prandaj JO! Shqiptarët nuk duhet të pranojnë që refugjatët e luftës t’u dorëzohen planeve për internim, qoftë ky internim edhe në Shqipëri. Kjo do të ishte njëlloj sikur të pranonim t’u dorëzonim hebrenjtë planeve shfarosëse të ustallarëve të Luftës II Botërore.

Dhe sot pas gati 80 vjetësh një gjë e tillë është sërish çnjerëzore dhe e papranueshme. /©lapsi.al/



13 Comments

  1. Me fal Sokol por une e di qe ti je refugjat ne Angli ose je kthyer nga azili .Eshte normale sepse ka mbi 1 milon shqiptare qe jane refugjate te shperndare ne te gjithe boten me keq se arixhinjte,dhe tani na duket vehtja race superiore.Portat u nderruan,ato shtepite bosh dhe ato ara qe kane vite qe nuk punohen,po i vjen rradha..ndoshta kjo eshte dhe origjina pagane qe kemi.Ata refugjate qe do te vine do te martohen me shqiptare,do sjellin zakone te reja,gjuhe te reja dhe pasoja te reja dhe mbas brazash do te quhen shqiptare afrikano-europian dhe jo indo-europian.Nqs ke ndonje dhome bosh apo ndonje shtepi apo are jepja refugjateve nga Afrika apo Azia qe po vijne me vapor.Ja erdhen.

    1. vlerat virtyti njerzore ,jane esenca ,e krenarise se nje kombi ,por ka kohen e vet,vendin dhe masen e caktuar sipas mundesise ,ne nuk ,jemi burimi problemit te refugjateve ,qe te themi zgjillja pritet nga ne,burimi i problemit dhe shkaku kryesore ,qe ato migrante lene vendin e tyre ,nuk jan shqiptaret por planifikuesit e politikave dhe strategjive globale ,te cilet japin dobi ose dem gjinis njerzore,ne konteksin e zhvillimeve shqiperia nuk ploteson asnje mundesi per keto njerez,jemi vet me keq se ata,,vendi yn nuk mund te kthehet burg ,per te pafajshmit por nese u jepet liri atehere kush i ndale te vin drejte destinacionit qe ato duan ,te ardhur se te ardhur me ligj apo pa ligj eshte mire qe ti merrni vet,mbasi viktimat tuaja jane ,

  2. Ne shqiptaret themi “Te lumte goja or Sokol per keto fjale qe thua”. Mjerisht kemi nje pjese te klases politike injorante, servile, te korruptuar e qe po shet çdo dite vendin dhe interesat e popullit shqiptar. Balla deklaron “do te pranojme sa kemi kellqin….”. Kjo do te thote se qeveria ka nenshkruar marreveshtje per hapjen e kampeve te perqendrimit pa asnje njoftim publik e konsultim me popullin e saj ajo shkel Kushtetuten. Eshte çuditeshme por eshte fakt se Shqiperia shikohet nga BE si çelesi qe do te zgjidhe problemet e mprehta qe lindin ndermjet vendeve anetare . Shqiperia propozohet si vend per depozitimin e armeve kimike te Sirise, si kosh i plehrave e plastikave te Europes qe i ktheu Kina, si burg gjigand e per ndertimin e kampeve te perqendrimit, si vend qe pranon me lehtesi çdo gje qe i propozohet!!!! Po a ka qeveri vendi yne qe te mbroje interesat e popullit te vogel shqiptar apo eshte vendosur zhdukja e tij dhe mbushja e xhepave te politikaneve .

  3. O Shqiptare je refugjat apo jeton tek Bushati ne zyre.Ka Dy rruge ose te kthehen 1.5 molion Shqiptare refugjate ne token e Tyre djerr ose te vijne refugjate nga afrika dhe ta punojne.Ligji I vleres vepron njelloj.

    1. O Tirona kush te tha qe nuk punohet toka ne Shqiperi se nuk ka njerez! Toka ne vendin tone, ose me mire te themi ato copa toke shume te vogla qe kemi ne male pasi Shqiperia ka mesataren 700 meter mbi nivelin e detit, punohet edhe ne majet me te larta e ne skutat me te thella por mbillet me bime qe te sigurojne jetesen. Mos mendoni se imigracioni i huaj do te shkoje ne male te jetoje? Ne Shkoder erdhen ne vitet 90 disa qindra egjyptian po edhe sot i gjen duke jetuar ne kasollet rrotull qytetit.

  4. Nese Merkel bie nga kancelaria javen tjeter, ka nje fare gjase qe marreveshja e detit mes Shqiperi – Greqi te mos neneshkruhet. Do i madhi zot te shohe keto politiqenet tane me pazaret e ndyra te diktuara nga Germany ne kembim te marrjes se pushtetit dhe mosndershkushmerise per zhvatjen e parave e pasurive te vendit. Ptthu! Maskarenj

  5. Perse opozita nuk propozon nje ligj qe KAMPET E PERQENDRIMIT apo HOT SPOT, apo kampet e pritjes te azilit ne Shqiperi nuk mund te ndertohen pasi bien ne kundershtim me Kushtetuten. Me kete ligj u jepet pergjigje e menjehereshme tere pazarlleqeve qe po behen ne kurriz te vendit dhe popullit tone.

  6. Ska shanse, kjo do jete pika qe do te derdhe goten dhe do te mbyse gjithe politikanet, ajo e kuksianeve do te duket loje femijesh

  7. Hopi gopi/tundet topi..edhe pak do ti quani vellezer keta afrike qe po na vine.Ne kemi qene kamp perqendrimi nga Hoxha dhe kemi eksperince sa po e perhapim ne bote me sukses.Prandaj dhe bota kur pa gjysma e popullates shqiptare akoma dhe sot behet refugjate,pse jo tre mos i coje ne Arberi nja gjysem milioni afrikane njelloj sic kane ardhur para 2000 vjtesh ca indiane qe u adaptuan ne shqiptare,Dielli njelloj lind dhe perendon pavaresisht se kush eshte ne fuqi.

  8. Shkruani per aktualitetin sa eshte aktual. Ngjarjet po kane dinamizem dhe ju heshtni me nje artikull ne dhjete dite…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *