• |
ide | kryesore

Tjetër kullë me 21 kate në Tiranë, miratohet leja për ndërtim pranë Stadiumit Kombëtar

Lajme, Të fundit



Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës një leje ndërtimi për një kullë 21 kate mbi tokë dhe katër nëntoke me orientim shërbime dhe banim. Bëhet fjalë për një objekt në rrugën Dervish Hima në kryeqytet me kompani ndërtuese Gener 2. Por nuk është kjo e vetmja leje e miratuar nga KKT. Sipas axhendës janë të paktën 21 vendime që përfshijnë miratimin e dy planeve vendore Pukë dhe Mirditë, nismën e Planit Kombëtar Sektorial dhe Planin e Detajuar të Zonës së Rëndësisë Kombëtare në Zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë.

Një tjetër leje është dhënë për shtesë katesh dhe Rikonstruksion fasade për objektin: “Sky Tower”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lani” sh.p.k.

Në listën e vendimeve janë edhe disa leje për ndërtimin e një seri hidrocentralesh në disa zona të vendit duke nisur nga Gramshi në Mirditë, Mat dhe Korçë. Në total janë të paktën pesë leje për burime të reja gjeneruese.

Kompania që ka me koncesion rrugën e Kombit Albanian HighWay Concession ka kërkuar leje ndërtimi Zyra 4 Kat me 2 Kat nëntokë në Mjulle Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari ndërkohë që kompania Gjoka që ka marrë të drejtën e ndërtimit të rrugës së Arbrit ka kërkuar lejen e ndërtimit për zbatimin e projektit.

Ceremonia e fillimit të punimeve për këtë rrugë u zhvillua në fillim të kësaj jave ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri./ Monitor



1 Comment

  1. A e kuptoni o shqiptare apo nuku …?! Nderkohe qe po e mbushin vendin me kulla dhe qendra bizinesi nje MEGA ORGANIZIM po mobilizon shqiptaret te nisen per emigracion …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *