• |
ide | kryesore

Transportonin 80 kg marijuanë nga Shqipëria në Greqi, në pranga babë e bir

Lajme



Policia greke është vënë pasditen e sotme në ndjekje të një makine që vinte nga kufiri greko-shqiptar. Pasi kanë mundur të ndalin automjetin në Amfiloxia, policët kanë ushtruar kontroll të imtësishëm, ku gjetën 79 kilogramë e 680 gramë marijuanë.

Mësohet se në makinë udhëtonin babë e bir, 52 dhe 29 vjeç, shtetas grekë, të cilët e kishin marrë drogën në kufirin e gjelbër nga shtetas shqiptarë dhe do e çonin në Athinë kundrejt pagesës. Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, policia i arrestoi të dy.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur, e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 5.3 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *