• |
ide | kryesore

VAR stabilizon barazinë mes Danimarkës e Australisë

Rusi 2018, Sport



Barazim në 45 minutat e para mes Danimarkës dhe Australisë, ndeshje e vlefshme për Grupin C. Danimarka kaloi në avantazh shumë shpejt me njeriun e tyre simbol. Eriksen shënon në minutën e 7, pas një kombinimi spektakolar me Jorghensen, duke thyer rezistencën e Australisë.
Danezët kërkonin kualifikimin me një fitore të dytë përballë Socceros, por ky rezultat i nxjerr jashtë turneut australianët, që fillojnë të hedhin sytë drejt portës së Kasper Schmeichel.
Andreas Christensen rikuperoi dhe u vendos në qendër të mbrojtjes, por kjo nuk ndaloi Australinë të prishë rekordin e Danimarkës, që nuk kishte pësuar asnjë gol në 5 ndeshjet e fundit.
Sistemi Var i jep një dorë Australisë, pas prekjes me dorë të topit nga Poulsen. Socceros barazuan rezultatin me 11 metërsh dhe është Jedinak që fikson shifrat në 1-1 në minutën e 39 duke lënë gjithcka të hapur për pjesën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *