• |
ide | kryesore

Brazili në fushë me Neymar, Kosta Rika luan kundërsulmin

Rusi 2018, Sport



Nis sfida e dytë për Brazilin në Grupin E, e këtë herë përballë Kosta Rikës nuk ka alternativë tjetër përvec fitores. Barazimi me Zvicrën në debutim, ka bërë që tashmë Tite të ketë nevojë për një fitore, por Kosta Rika që ka humbur të parën kundër Serbisë nuk dëshiron të heqë dorë nga ëndërra kualifikim.
Është Neymar në formacionin titullar të Tites. Numri 10 ka rikuperuar dëmtimin e marrë tre ditë më parë në stërvitje dhe tekniku i beson nga minuta e pare, me një formcion pothuaj identik në krahasim me atë që debutoi në Rusi 2018: Fagner për Danilon ndryshimi i vetëm.
Kosta Rika propozon edhe një herë një mbrojtje me 5 futbollistë, ndërsa në sulm Urena është i vetëm, i mbështetur nga Ruiz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *