• |
ide | kryesore

Çështja “Karaburuni”/ Qytetarët i shkojnë gjyqtares në Vetting, por zhgënjehen

Lajme, Të fundit



Një grup qytetarësh ishin të pranishëm pranë ambienteve të Komisioni të Pavarur të Kualifikimit për të denoncuar gjyqtaren e Vlorës Brikena Ukperaj, e cila sot doli në seancë dëgjimore. Qytetarët që thanë se kishin që në 1991 që kërkonin pronën e tyre, akuzuan gjyqtaren e Apelit, Brikena Ukperaj se kishte vonuar vendimet dhe ishte bërë pjesë e falsifikimeve me vendimet që ka bërë.

Por pretendimet e tyre nuk u morën parasysh. Qytetarët thanë se vendimet e marra nga Ukperaj  janë të padrejta dhe sqaruan se kishin pretendime për një çështje pronash në Karaburun ku ishin të përfshirë deputetë, madje edhe një ministër.

“Ne kemi ankimuar çështjen në Gjykatën e Lartë sipas kërkesave të ligjit dhe kemi adresuar konsumimin e publicitetit që i bëri kjo çështje edhe në organet e vettingut dhe të KLD për mos korrektësi të hapave procedurial të ligjit. Çështja Karaburuni është çështja me sensitive që ka pasur shteti shqiptar, me prona të falsifikuar janë regjistruar persona publikë me pasuri të cilat jua kanë marrë njerëzve që i zotërojnë prej vitesh këtë me tituj. Personat publik mund t’i verifikoni në të dhënat që kanë palët e paditura në atë proces, subjektet tregtare që fshehin emrat e personave publik dhe unë në mënyrë të ligjshme në këtë proces. Zonja Ukperaj mori një vendim që ishte haptazi kundër ligjit” u shpreh një qytetare.

“Kemi që nga 1991 deri sot dhe mund të them pa frikë se 90% të jetës ne e kemi pa gjumë. Ky problem i kësaj prone mban dokumentat që të kohës së turkut dhe të freskuara në 1924 në kohën e Zogut. Ai regjim e ka marrë në trajtim këtë problem 8 herë. Në 2012 me falsifikime 220 ha, nga një faslifikator Pëllumb Petriti, i cili është dënuar me pa të drejtë me 4 vite burg, ndërkohë që Prokuroria kërkoi 21 vite burg, ai u dënua me 4 vjet dhe këto 4 vjet ai vazhdon sekser poshtë zyrave të Hipotekës. Vendimi që është dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë për mendimin tim është i nxituar. Për arsye se gjyqi i parë është bërë në prill, në nëntor ka kaluar në Apel jashtë radhe, sepse ata që kanë nxitur këtë falsifikim janë deputetë me emra, janë dhe ministra.

Njëri ka deklaruar para një jave apo 10 ditësh që gjithë pasurinë e ka zënë me një kafe që ka bërë këtu tek universiteti, kurse realisht sipas fakteve ai i ka vënë këto pasuri nëpërmjet shitjes së pasaportave. Kurse tjetri është ministër, ka 180 hektarë” u shpreh qytetari tjetër.

Hetimet e Prokurorisë së Vlorës kanë zbuluar një skemë kriminale me anë të së cilës qindra hektarë pronë turistike në gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Zvërnec u tjetërsuan në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë në arkivën e Gjykatës së Vlorës vendime të falsifikuara.



1 Comment

  1. O njerez -vetingun-do e kalojne te gjithe ata gjyqtare qe kane tjetersuar pronat dhe ja u kane dhene politikaneve qofshin keta deputete apo ministra ,nuk kalojne ata qe japin drejtesi -flieni mendjen o popull dele qe drejtesia ne kete vend ka vdekurpa u krijuar ky shtet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *