• |
ide | kryesore

Del në shitje albumi i parë i Bebe Rexhës “Expectations”

Paparazzi, Slider



Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në tregun ndërkombëtar.

Pas shumë këngëve dhe koncerteve anembanë , ajo sapo ka publikuar dhe njw album.

Në fakt, Bebe  ka publikuar albumin, i cili është edhe i pari në karrierën si këngëtare pasi që në të kaluarën ka ndihmuar shumë artiste tekste të këngëve.

“Expectations”, titullohet albumi  që mund të blihet apo shkarkohet në Spotify, Artist Store, Google Play dhe Deezer.

Bebe në album ka përmbledhur 14 këngë duke përfshirë disa nga këngët të cilat kohë më parë këngëtarja i publikoi si “Ferrari”, “I’m a Mess”, “2 souls on Fire”, “Meant to Be” dhe “I Got You”.

Ajo në lidhje me këtë rast kishte pohuar se tekstet kanë në prapavijë një rrëfim dhe të gjitha janë shkruar personalisht prej saj.

Theksojmë se albumi tashmë ka marr vlerësimet e para duke u renditur në dhjetë vende evropiane, duke përfshirë në Britaninë e Madhe.

Ndryshe, Rexha po punon edhe në projekte të reja të bashkëpunimit me artistë të ndryshëm ndërkombëtar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *