• |
ide | kryesore

Eva Murati: Media abuzon me emrin tim

Paparazzi, Slider



Eva Murati është një prej emrave më të lakuar në botën e televizionit. Por përveç se një gazetare e mirë Eva më shumë është njohur për lidhjen me Genar Topallin, djalin e ish kryetares sw kuvendit, Jozefina Topalli. Prandaj moderatorja ka vendosur mos ta tolerojë më një gjë të tillë.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, Eva rrëfeu se ishte e lodhur nga pyetjet e shpeshta mbi jetën private.

“Media ka abuzuar me emrin tim, ndaj kam vendosur t’i jap fund këtyre diskutimeve dhe të mos flas aspak për jetën time private.

Megjithë respektin që kam për karrigen tuaj të prezantuesit, unë nuk dua të përgjigjem. Më parë, nuk e kisha problem të merresha me këtë temë. Lidhja ime u bë publike kur isha 16 vjeçe. Ç’më ka bezdisur mua është fakti se përpos arritjeve të mia, kjo veçohet më tepër nga të tjerat.

Njerëz që nuk më njohin fare, dinë për mua vetëm ato që shkruhen nëpër portale apo media. Kjo më bezdiste tepër.

Unë shkoj në emisione kuzhine, më pyesin për jetën personale, shkoj në emisione muzike, më pyesin për jetën personale. Ky nuk është problemi im, por i medias që ka abuzuar me emrin tim. Ndaj thjesht kam vendosur t’i jap fund kësaj gjëje. Unë do të vazhdoj t’i lë një pikëpyetje të madhe gjithë kësaj meqënëse të gjithëve iu pëlqen kaq shumë.”

Thashethemet e ndarjes me Genar Topallin s’do të marrin kurrë përgjigje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *