• |
ide | kryesore

Kim Kardashian heq dorë nga selfie

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka jetuar dekadën e fundit në fokus të kamerave. Por deklarata e saj, në një intervistë për ITV këtë mëngjes, i ka çuditur të gjithë. Teksa fliste për famën dhe familjen e saj, Kim është shprehur se fëmijët e saj nuk e kanë idenë e famës. Ajo ka folur për të qenit në qendër të vëmendjes dhe vendin që zënë kamerat në jetën e Saj.
Kim ka treguar se një pjesë të madhe të kujtimeve të saj i ka dokumentuar me anë të selfie-ve, por ka bërë edhe deklaratën e papritur se ka hequr dorë nga to. Sipas yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, ajo dëshiron që të jetojë jetën e vërtetë.

“Nuk bëj më selfie, nuk më pëlqejnë më. Nuk është çdo gjë të ulesh të bësh selfie, dua të jetoj jetën e vërtetë. Nuk i kam problem fotot, por nuk qëndroj me në telefonin tim si më parë”, -është shprehur ajo. Ajo ka treguar se tanimë ka prioritete të tjera dhe dëshiron të tregohet më e rezervuar për jetën private.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *