• |
ide | kryesore

Mbyllet marrëveshja me Greqinë, Bushati: Gur gur bëhet kalaja!

Lajme, Të fundit



Ministri Jashtëm, Ditmir Bushati, është takuar pasditen e kësaj të enjteje me homologun e tij grek, Nikos Kotzias ne Rodos ku kanë rënë dakort për arritjen e një drafti final për marrëveshjen e detit.

Nisjen e takimit e ka njoftuar vetë Bushati përmes një fotoje në Instagram me diçiturën: “Gur, gur bëhet kalaja”, një mesazh qesharak, po të kihet parasysh mungesa e transparencës në të cilën janë zhvilluar negociatat.

Të premten në Athinë dy grupet negociatore do të ulen për t’i dhënë fund dokumentit të shumë diskutuar.

Marrëveshja e re pritet te firmoset nga 2 kryeministrat Rama e Tsipras, por ende nuk ka një datë konkrete pasi zhvillimet 24 orëve që do të pasojnë do të vendosin dhe fatin e këtij dokumenti të shumë të debatuar.



4 Comments

  1. gurë gurë bëhet kalaja,po ashtu dhe gurë gurë prishet!!
    na rroftë dhimitri dhe i gjati i tironës se për ne e shqipëri??
    çi qi tëmën!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *