Mund të ishte Zvicër-Serbi, por ishte shumë më tepër se kaq për katër lojtarë në fushë dhe për gjithë Kosovën. Në Rusi Serbinë e vunë përfund Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri: dy shqiptarë, kosovarë, apo quajini si të doni, por ishin dy shqiponja që në qiellin rus i treguan të gjithëve se dinë të fluturojnë….bukur madje.
Mesazhi i Granit Xhakës menjëhërë pas ndeshjes është nga ato që mbahen mend. “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojn Granit Kosova”.
E kishte ëndërruar Kosova të ndodhte kështu, e kishte parë Serbia në makthet më të errëta. Edhe humbjen do ta kishin pranuar me një mënyrë tjetër, por jo me golat e dy shqiptarëve që përmbysën avantazhin provizor të Mitrovic, duke bërë xhestin që i turbullon aq shumë.
Dy duar të bashkuara në formën e shqiponjës dykrenore, i sollën në memorie ngjarjet e tetorit të 2015 kur në Beograd gjërat dolën jashtë kontrollit në ndeshjen me Shqipërinë, kombëtaren që i la pas për të marrë vendin e saj në Euro 2016.
Në 22 qershor të 2018, historia përsëritet. Zvicra ishte përfaqësuesja, por shqiptarë ishin lojtarët që e dënuar për herë të dytë Serbinë. madje edhe shtypi ndërkombëtar, i ka bërë jehonë pikërisht vlerës së lojtarëve Shaqiri e Xhaka dhe xhestit të tyre në festimin e fitores…
“Falë dy shqiptarëve kombëtarja e Zvicrës ëndërron të shkojë më lartë”, komenton Gazeta Blic.
Shaqiri nearly sneaks it into the upper corner! So, SO close from the Swiss. pic.twitter.com/MisI1tVAA2
— FOX Soccer (@FOXSoccer) June 22, 2018
…se une jam nip i Jasharit/ gjith’ Serbia t’m’ vijë mas karit!
Ju lumte shqipe !!! ? ky eshte patriotizme modern !! tu ju tregojm atyre egersirave si juhet footboll dhe si dueht te duhet vendi i vet pa ofendue askend !!! rroft shqipra dhe te gjith shqiptaret !! <3
Emocion i papame, bravo Shqipet.
Bravo ,ishte dita me e mire per gjithe shqiptaret qe nga kualifikimi per Euro 2016. Dite e paharruar. Sidomos simboli i shqiponjes, . Bravoo bravo bravo, fitoni gjithmone shqiptare, kudo dhe per cilindo ekip qe te luani, e sidomos kur perballe te kemi serbet
-E more vesh mo Vasi ?
-Eshte çmend filoserbi Piro Nasi …
-Jane terbu Amfilohije dhe Anastasi …
-Vasi: Po na plasi Trapi na plasi; po pse ?
-Graniti ia u futi nga distanca & Xherdani nga afer ia u Rrasi.