• |
ide | kryesore

Mozzik heq dorë nga koncertet muzikore

Paparazzi, Slider



Reperi i “Madam” sapo i ishte rikthyer skenës me koncerte pas disa muajsh mungesë.

Ama, me një postim në Instagram, Mozzik u ka dhënë të gjithë fansave dhe dashamirësve të tij një lajm aspak të mirë.

Nëse ishit përgatitur për ta parë në një koncert pranë qytetit tuaj, bëni mirë t’i anuloni planet.

“I lajmëroj fansat që këtë vit nuk do të jem prezent në koncerte, turne, organizime në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani e kudo në botë”, – shkruan Mozzik.

“Sigurisht që do të më mungoni dhe ju sepse tani jeni bërë pjesë e jetës sime. Kam një plan, shumë projekte, të cilat do t’jua dëshmoj gjatë kësaj periudhe të shkurtër. Këngët videoklipet, bashkëpunimet nuk do të ndalen. Ndërsa koncertet fillojnë në muajin janar të vitit 2019!”. – përfundon Mozzik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *