• |
ide | kryesore

“Mua nuk më bëhet vonë vërtet, po ty?”, xhaketa e Melanie Trump shkakton tërmet në SHBA

Planet



Besojeni ose jo, argumenti kryesor i këtyre orëve të fundit në shumicën e mediave të huaja, kryesisht amerikane, është një xhaketë e veshur nga Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump.

Ajo kishte veshur një xhaketë ushtarake me kapuç të kompanisë Zara, me një vlerë 39 dollarë. Por nuk ishte kjo arsyeja e revoltës së shumë personazheve të njohur në SHBA.

Në shpinën e xhaketës shkruhet: “Mua nuk më bëhet vonë vërtet, po ty?”

Ironia është se Zonja e Parë po shkonte të vizitonte një qendër të emigrantëve në Teksas.

Pikërisht ndarja e familjeve të emigrantëve është bërë kryefjalë e mediave orët e fundit.

Ndaj kjo xhaketë duket ironike.

Me dhjetëra yje të Hollivudit postuan mesazhe kundër Zonjës së Parë.

Aktorja Julia Louis-Dreyfus ishte më e thjeshtë në mesazhin e saj kundër Melania Trump: “Nuk njeh fund historia e këtyre budallenjve”.

Ashtu siç mund të mendohej, i pari që i ka dalë në mbrojtje asaj, ka qenë i shoqi, presidenti amerikan Donald Trump.

“Mbishkrimi te xhaketa e Melania i referohet Medias së Lajmeve të Rreme. Melania ka mësuar se sa të pandershëm janë ata, dhe nuk i bëhet më vonë”, shkroi ai në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *