• |
ide | kryesore

Musa shkatërron Islandën, buzëqesh Argjentina

Rusi 2018, Sport, Video



Një ndeshje me dy fytyra në Volvograd Arena ka nxjerrë triumfues Nigerinë, që pasivitetin e pjesës së parë e kthen në një fitore spektakolare në të dytën, përballë Islandës, për kënaqësinë e madhe të Argjentinës, direkt të interesuar për këtë përplasje në Grupin D.
Ishullorët kanë dominuar totalisht 45 minutat e para, por megjithë përpjekjet e Sigurdsson e Finbogasson rezultatin nuk u zhbllokua. Performancë për tu harruar e afrikanëve që nuk shënuan asnjë goditje në portën e Halldorsson dhe u shfaqën të mefshtë si në ndeshjen e parë kundër Kroacisë.
Por kjo deri kur Ahmed Musa u zgjua për të bërë një nga performancat më mbresëlënëse të një lojtari në Rusi 2018. Lojtari i Leicester befasoi Islandën në minutën e 49, me një veprim spektakolar pikërisht atëherë kur nuk pritej. Super Shqiponjat gjejnë avantazhin dhe sigurinë po me Ahmed Musa, që realizon edhe të dytin duke mundur portierin Halldorsson dhe duke fundosur Islandën 15 minuta nga fundi.
Islanda dështon të bëjë realitet ëndërrën për kualifikim me një fitore që do të ishte tepër shpresëdhënëse. Mungesa e eksperiencës dënoi Vikingët që edhe në 11 metërshin e akorduar me VAR nuk arritën të futen në loje, duke i dhënë më shumë se shpresë Argjentinës.
Kroacia me 6 pikë, pret në ndeshjen e fundit Islandën me 1, ndërkohë që një fitore e amerikano-latinëve (1) kundër Nigerisë që është në kuotën e 3 pikëve (duke llogaritur edhe golavarazhin) do të kualifikonte Messin dhe Albicelesten në 1/8 e finales.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *