• |
ide | kryesore

Nis sfida ku ka sytë Argjentina

Rusi 2018, Sport



Nis sfida e dytë për Islandën në Grupin D, e këtë herë përballë është Nigeria, në një ndeshje që mbi të gjitha ka vëmendjen edhe të Argjentinës. Ishullorët pasi kanë barazuar me nënkampionët në ndeshjen e parë, kërkojnë të hedhin një hap të sigurtë drejt kualifikimit, duke mundur Super Shqiponjat
Nuk kanë ndryshime të mëdha në formacion vikingët, krahasuar me ndeshjen e parë dhe Boedvarsson do të luajë në krah të Finbogasson në vijën e parë të sulmit, të mbështetur nga ylli i skuadrës Sigurdsson.
Nigeria që ka humbur 2-0 përballë Kroacisë nuk mund ti lejojë vetes një tjetër humbje që do të ishte eleminim nga Rusi 2018. Megjithatë gjerat janë të vështira për afrikanët, që ndeshjen e fundit duhet ta luajnë me Argjentinën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *