• |
ide | kryesore

Rama opozitës për refugjatët: Broçkulla e re kozmike, as ISIS s’i ka 600 mijë ushtarë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me lajmin që qarkullon në media se Shqipëria është shprehur e gatshme se mund të pranojë një kapacitet prej 600 mijë refugjatësh sirianë.

Në një dëgjesë publike me qytetarët në Sarandë, Rama e cilësoi këtë lajm një broçkull kozmike, ndërsa nuk kurseu as sulmet për opozitën. Sipas tij tashmë Esat Pasha ka gjetur pasardhësit.

“Broçkulla e re kozmike është që 600 mijë ushtarë të ISIS do vijnë në Shqipëri. ISIS si ka aq ushtarë. Do vijnë me avion i bie, por ne nuk bëhemi pikë grumbullimi për ta. Do qeshim me keqardhje por do u sugjerojmë psikolog. Esat Pasha gjeti pasardhës. 100 vjet në varrë i hidhëruar dhe i gjeti, pasardhës që hedhin bomba me tym dhe me helm. Kur erdhi babalja si hero, ska gjë që vjen pas. Siç thonë, se di në greqisht, por në shqip thonë; qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”, – tha Rama.



3 Comments

  1. Pasi mbaroi turneun e premtimeve ne europe se do i pranonte refugjatet per hire te negociatave, sot kur europa po ive kushte te negocimit, ky mashtrues po mundohet ta hedhe gurin , sikur se ka bere vete ate premtim. Faktet, provat dhe veprimtaria e ketij te corodituri, e bejne te pa besueshem me kete njeri ufo, qe e kerko te keqen ne kozmos. Vazhdo turnet e mashtrimit e fallcifikimit te realitetit se si qen i ngordhur do mbetesh, bashke me zagaret rilindas qe i ke komprometuarm ete gjitha marifetet politike e ekonomike. Vjen nje diteqe tere te zezat do lashe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *